Komuna e Lipjanit sot ka pranuar 17 laptop të rinjë nga kompania Elkos Group si donacion për Komunën e Lipjanit, njofton Komuna.
Drejtoresha e Arsimit në Lipjan, Elmaze Maqedonci ka falënderuar Elkos Group për këtë donacion duke thënë se kjo do të ndihmoj nxënësit në mësimnxënje në mësimin online që është duke vazhduar edhe në Lipjan, thuhet tutje.




