Dries Mertnes synon t’i bashkohet Interit e jo Chelseat, nëse vendos përfundimisht për t’u larguar nga Napoli, sipas Sky Sport Italia.
Përfaqësuesi i Belgjikës do të jetë lojtarë i lirë sapo t’i mbarojë kontrata me Napolon këtë verë, transmeton Gazeta Express.
Ai është ende duke e menduar vazhdimin e karrierës në Sao Paolo por edhe po i vlerëson ofertat nga klubet e tjera.
Sky Sport raporton se nëse Mertens vendos për t’u larguar nga Napoli, prioritet i tij është të qëndrojë në Serie A duke iu bashkuar Romelu Lukakut në Inter.
Chelsea është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për ta bindur belgun, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Frank Lampard.
Mertens i mbushi 33 vjet javën e kaluar dhe i ka shënuar 12 gola dhe i ka dhënë gjashtë asiste në 29 ndeshje këtë sezon. /Gazeta Express/


