Haaland injoron spekulimet për Real Madridit: Unë mendoj vetëm ta bëj punën time

PUBLIKUAR

Ylli norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, insiston se ai është i përqendruar vetëm te puna e tij, përkundër spekulimeve të vazhdueshme se Real Madridi është i interesuar për transferimin e tij.

19-vjeçari Erling Haaland është bërë njëri ndër lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian, pasi e kishte nisur karrierën në mënyrë të jashtëzakonisht me Salzburgun, gjë të cilën e ka vazhduar edhe më tutje me Dortmundin, transmeton Gazeta Express.

Norvegjezi kishte marrë vëmendjen e të gjithëve këtë sezon me Salzburgun, para se ta siguronte transferimin në Dortmund gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai ka arritur t’i shënojë 12 gola në 11 ndeshjet e zhvilluara me gjigantin gjerman.

Përderisa Real Madridi raportohet se vazhdon të jetë i interesuar ta transferojë futbollistin në Santiago Bernabeu, adoleshenti thotë se ai është i përqendruar vetëm në paraqitjet e tij.

“Unë fokusohem te paraqitjet e mia, jo te vëmendja që është drejt meje”, tha Haaland, në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

“Unë mendoj vetëm ta bëj punën time, gjë është gjëja që e shijoj më së shumti. Unë përqendrohem te kjo”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...