Guardiola zëvëndësues i Mourinhos?

PUBLIKUAR

Klubi anglez, Chelsea seriozisht është duke menduar për pasuesin e Jose Mourinhos.

Për shkak të fillimit të dobët të Chelseat në këtë sezon të garave, është në dyshim e ardhmja e tekniku portugez.

Sipas mediave britanike, pronari i klubit nga “Stamford Bridge”, Roman Abramovich tashmë është duke menduar për zëvendësuesin e Mourinhos.

I pari i “Bluve” të Londrës ia ka mësyrë trajnerit të Bayern Munich, Pep Guardiolas, i cili duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Alianz Arena”.

Siç raportojnë mediat në ishull, Abramovich më zë të lartë kërkon që Guardiola të jetë zëvendësues i Mourinhos, edhe pse ky i fundit me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2019.

Ish-trajneri i Barcelonës kërkohet edhe nga Manchester City e PSG-ja. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...