Lojtarët e Bayernit i shpërfillën taktikat e Guardiolës, humbën 4:0 ndaj Real Madridit

PUBLIKUAR

Lojtarët e Bayern Munich i shpërfillën taktikat e Pep Guardiolës dhe si pasojë humbën 4:0 kundër Real Madridit më 2014, thotë ish-ndihmësi i trajnerit spanjoll, Domenec Torrent.

Bayerni dhe Reali u takuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, garës më të madhe evropiane për klube, para gjashtë vjetëve, transmeton Gazeta Express.

Madridi ishte buzë finales së parë evropiane pas 12 vjetëve, pasi e fitoi ndeshjen e parë 1:0 në Santiago Bernabeu, por Bayerni pritej ta sfidonte dhe t’ia vështirësonte punët skuadrës së Carlo Ancelottit në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena.

Në fund, djelmoshat e Guardiolës nuk kishin përgjigje ndaj lojës fantastike të skuadrës së Ancelottit, pasi Reali krijoi epërsi prej 4:0 në pjesën e parë falë dy golave nga Sergio Ramos dhe një nga Cristiano Ronaldo.

Ronaldo shënoi edhe një herë në pjesën e dytë dhe Madridi kaloi në finale me rezultat të përgjithshëm 5:0 pas dy ndeshjeve, duke e rrëzuar nga gara kampionin në fuqi.

Torrent, i cili ulej pranë Guardiolës në stol atë natë, ka zbuluar sesi disa yje të Bayernit i kishin shpërfillur udhëzimet e trajnerit para ndeshjes.

“Taktika e Guardiolës ishte të ‘prit dhe shih’, por lojtarë kyçë donin të reagonin më urgjencë, me stuhi. Pati gabime në mbrojtje kur i pranuam golat”, tha Torrent.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...