Van Dijk zbulon pse e refuzoi Manchester Cityn dhe iu bashkua Liverpoolit

PUBLIKUAR

Virgil van Dijk i ka treguar arsyet pse iu bashkua Liverpoolit nga Southampton në janar të vitit 2018, duke e hedhur poshtë mundësinë për të qenë pjesë e Manchester City.

Si një yll në rritje, për qendërmbrojtësin holandez interesim kishin shfaqur shumë klube evropiane, përfshirë Manchester City, por në fund ai zgjodhi të shkojë në Liverpool, për siç, zbulon, shumë arsye, duke nisur nga historia, tifozët etj., transmeton Gazeta Express.

Pas kalimit në Anfield ai është përmirësuar edhe më shumë duke u bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

Ish-mbrojtës legjendarë, si fituesi i Topit të Artë Fabio Cannavaro dhe Franco Baresi, e kanë lartësuar atë si mbrojtësin më të mirë në botë.

I pyetur përse iu bashkua Liverpoolit para klubeve të tjera, Van Dijk tha: “Para se të vendosja t’i bashkohesha Liverpoolit, i shikova të gjitha aspektet e klubit; mënyrën sesi luan, bashkëlojtarët dhe e ardhmja. Qyteti, tifozët dhe dhe gjithçka tjetër kanë shumë rëndësi kur iu bashkohesh një klubi të ri”.

“Kur e mora vendimin Liverpooli ishte klubi i duhur dhe natyrisht unë e arrita finalen e Ligës së Kampionëve pas vetëm gjashtë muajve në klub, gjë që, natyrisht, më ka ndihmuar të zhvillohem”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...