Ylli i Monacos, Cesc Fabregas, ndien se sezoni 2019/20 në Ligue 1 u anulua shumë herët, pas pandemisë koronavirus.
Paris Saint-Germain u shpall kampion dhe Amiens dhe Toulouse ranë nga liga pasi sezoni u anulua muajin e kaluar, edhe pse shumica e ekipeve i kishin edhe nga 10 ndeshje për t’i zhvilluar deri në përfundim të tij, transmeton Gazeta Express.
Derisa Bundesliga po përgatitet për ta rifilluar sezonin më 16 maj dhe Premierliga, Serie A dhe La Liga po punojnë për t’u kthyer po ashtu, Fabregas beson se Liga Profesionale e Futbollit ka mundur të priste pak më gjatë para se të merrte vendim për ta anuluar sezonin.
“Vendimi që u mor ishte i madh dhe unë e kuptoj pse e morën”, tha mesfushori spanjoll për beIN SPORTS.


