“Van der Sar idhulli im”

PUBLIKUAR

Përtej gabimit të mesjavës në Londër, kundër Arsenalit, Manuel Neuer mbetet një prej portierëve më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri.

I njohur për pritjet e tij spektakolare, portieri i Bayernit është i mirë edhe në lojën me këmbë, ndërkohë që shpesh vepron si mbrojtës, duke dalë nga zona e tij për të ndihmuar skuadrën.

Duke folur për “France Football”, portieri gjerman zbulon se cilin portier ka si pikë referimi dhe frymëzimi.

“Është Van der Sar, ai që ka bërë i pari atë që bëj unë tani. Ai luante shumë me këmbë dhe lëvizte shumë në zonë, ndaj jam frymëzuar prej tij. Më ka pëlqyer gjithnjë edhe filozofia e Ajaxit, kam parë shumë ndeshje të asaj skuadre”, ka thënë Neuer.

Neuer i ka ndihmuar shumë edhe Gjermanisë me këtë strategji. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...