Van Dijk paralajmëron kundërshtarët e Liverpoolit

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk i ka paralajmëruar kundërshtarët e Liverpoolit duke thënë se ai mund të bëhet lojtar edhe më i mirë, me ndihmën e bashkëlojtarëve të tij.

28-vjeçari ka qenë mbresëlënës dhe ka arritur ta transformojë mbrojtjen e Liverpoolit që kur e siguroi transferimin rekordthyes për 75 milionë funte në Anfield, në janar të vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

Ai ka arritur të fitojë statusin e njërit ndër lojtarëve më të mirë në botë aktualisht, pasi që me Liverpoolin arriti të shijojë triumf në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Për shumë tifozë, transferimi i Van Dijk ishte pjesa e fundit që mungonte në mozaikun e Liverpoolit të Jurgen Kloppit, përderisa anglezët synonin t’i jepnin fund pritjes së gjatë për trofe.

Paraqitjet e tij kanë qenë aq mbresëlënëse saqë ai ishte afër t’ia marrë Lionel Messit çmimin Topi i Artë vitin e kaluar, përderisa u zgjodh lojtari më i mirë në botë nga UEFA. Megjithatë, holandezi i ka paralajmëruar rivalët se ai mund të bëhet edhe më i mirë.

“Ka gjithmonë vend për përmirësim. Unë e di këtë dhe tentoj gjithmonë t’i gjej gjërat në të cilat mund të përmirësohem dhe tentoj të punoj më shumë në ato gjëra”, ka thënë Van Dijk.

“Me ndihmën e bashkëlojtarëve të mi dhe natyrisht trajnerit, gjithashtu edhe të trajnerit të ekipit kombëtar – Ronald Koeman – kjo definitivisht do të më ndihmojë mua të bëhem lojtar më i mirë. Kështu që unë po vazhdoj të punoj për këtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...