Maurizio Sarri është duke insistuar për t’u ribashkuar me mesfushorin e Chelsea, Jorginho te Juventusi.
Sipas ‘Calciomercato.com’, Chelsea po kërkon 40 milionë euro për futbollistin që e bleu për 57 milionë në verën e vitit 2018.
Për shkak të krizës ekonomike që do të shkaktojë pandemia e koronavirusit, Juve mund të tentojë ta bindë Chelsean për ndonjë shkëmbim të mundshëm të lojtarëve, duke ofruar Miralem Pjanicin, Alex Sandron apo edhe Adrien Rabiotin.
Në anën tjetër, Pjanic është duke u lidhur me një transferim të mundshëm edhe në Barcelonë.
Klubet po mendojnë seriozisht për t’i shkëmbyer lojtarët, me Juven që pëlqen Arthurin dhe me ardhjen e Jorginhos, mund ta lërë të lirë pa u menduar dy herë Pjanicin.
Edhe trajnerë dhe ekspertë kanë pranuar se në verën ë vitit 2020, për shkak të COVID-19, mund të shohim shkëmbime lojtarësh si asnjëherë më parë. /Gazeta Express/


