Luiz Felipe: I emocionuar me interesimin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe, që ëndërron të përfaqësojë Brazilin, është i lumtur me thashethemet që e lidhin atë me Barcelonën.

23 vjecari po bën sezon fantastik në Itali, çka ka zgjuar interesimin e klubit spanjoll, që synon një mbrojtës pasi Samuel Umtiti është hedhur në listën e largimeve.

Ai ka zhvilluar 19 paraqitje në ligë këtë sezon, ka kontribuar me një gol dhe një asist.

“Kjo më emocionon sepse do të thotë që po bëj një punë të mirë dhe klubet e mëdha po e shohin”, tha ai për UOL Esporte.

“Por, kushdo që më njeh, e di se unë jam i qetë dhe do të përmbahem”.

“Duhet të jem i fokusuar të bëj më të mirën për Lazion, që më ka dhënë besimin dhe mbështetjen që nga dita e parë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...