Caktohet masa e paraburgimit kundër dy të pandehurve

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 173 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPK-së, ndërsa kundër të pandehurit B.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shtytje në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 lidhur me nenin 32 të KPK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve A.S. dhe B.S. iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç, njofton Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit kundër të akuzuarve A.S. dhe B.S. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara nga neni të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse nëse të pandehurit gjenden në liri ekziston rreziku i arratisjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke pasur parasysh faktin se për këto vepra penale parashihet dënim i lartë me burgim, po ashtu të pandehurit mund të ndikojnë tek njëri tjetri si dhe në dëshmitarë.

Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria, se me datë 06 prill 2020 kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.S. dhe i njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...