Juve i ka gati 40 milionë euro për Jorginhon

PUBLIKUAR

Trajneri Maurizio Sarri është i vendosur për të punuar përsëri me mesfushorin, me të cilin kishte bashkëpunuar në Napoli dhe në Chelsea

Juventusi po vazhdon t’i bëjë presion Chelseat për Jorginhon, shkruan Gazeta Express.

“Bianconeri” janë të interesuar për mesfushorin brazilian me pasaportë italiane.

Trajneri Maurizio Sarri është admirues i madh i futbollistit, me të cilin kishte punuar edhe në të kaluarën në Napoli dhe në Chelsea.

Mediumi “The National” shkruan se kampioni aktual italian është i gatshëm t’i paguajë 40 milionë euro për ish-futbollistin e Napolit.

Jorginho e njeh mirë kampionatin italian dhe me shumë gjasë do të përshtatej në taktikat e trajnerit Sarri.

Chelsea nga ana e tij ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo jo përfaqësuesin italian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...