“Viagra në vend të vitaminave” – Si e mashtruan ish-sulmuesin lojtarët e Anglisë para një ndeshjeje

PUBLIKUAR

Ish-lojtari i West Ham, Carlton Cole, ka zbuluar se si u detyrua të merrte viagra nga sulmuesit e tjerë të Anglisë, Jermain Defoe, Wayne Rooney dhe Shaun Wright-Phillips para një seance stërvitore.

36-vjeçari luajti vetëm shtatë ndeshje për kombëtaren e vendit të tij, por kjo nuk i ndaloi shokët e tij të skuadrës për t’iu nënshtruar shakave të tilla “brutale”.

Cole besoi se po i jepnin vitamina, para se të dilte në fushë për t’u praktikuar për përleshjen miqësore kundër Hollandës, në vitin 2009. Por, kur pilula paskësh qenë diçka krejt tjetër, ai u gjend në një situatë të pakëndshme.

“E forta ishte se në vend që të isha i freskët nga këmbët, u tërbova seksualisht…” Defoe, mysafir i të njëjtit “podcast”, shtoi: “Unë e kisha fshirë atë moment nga kujtesa, ti po na i rikthen kujtimet e këqija”.

Trajneri i atëhershëm i Anglisë, Fabio Capello, nuk e mësoi kurrë këtë kundërvajtje sportive. Ish-ylli i Rangers, Defoe, shpjegoi pse dhe si e ekzekutuan planin.

“Carlton ishte gjithmonë i buzëqeshur, i lumtur dhe thamë si punojmë një rreng. E hodhëm tabletën në cep të fushës, ku ishim dhe pritëm ta merrte dikush. Ai thjesht e mori, sepse po mendonte: Oh po, vitamina të mira për trupin tim. Unë mezi po e mbaja të qeshurën. Ishte gjëja më e çmendur. Kur i treguam të vërtetën, veç të shikoje fytyrën e tij! Nuk kishte asgjë, që ai mund të bënte. Vetë i thashë: Do të duhet të merresh me këtë për disa orë, shoku im”. /Telesport/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...