Vrasja afër QMI-së, vëllai i viktimës thotë se shkak i konfliktit ishte transporti

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 07:30 ka ndodhur një vrasje në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

A.S. nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve.

Se si ka ndodhur ngjarja për “Klan Kosova” ka folur Naim Seferi, i cili është vëllai i viktimës.

Seferi tha se ngjarja ndodhi për shkak të transportit.

“Ngjarja nuk ka ndodhur për ndonjë arsye. Ne nuk kemi pasur konflikte të mahershme. Për një kombi është bërë fjalë. Ai e ka vrarë pas shpinës. Nuk ka pasur konflikte më herët. Vëllai e ka marrë në punë se aty ku ai ka punuar ka qenë paga më e ultë. Por si thonë, buka e jote të vret.

Ne kemi qenë 20 persona. Shefi i ka thanë shko merri deri në Glladncë. Ai nuk ka ardh edhe aty ka ardhë konflikti. Edhe e ka vrarë pas shpinës. Tash hetuesia e ka në dorë. Ai i ka lënë tetë fëmijë dhe bashkëshortën. Familja e tij jetojnë me ndihmë sociale”.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...