Arteta: S’duhet të kem nevojë ta bind një lojtar të vijë në Arsenal

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, thotë se është i interesuar të rekrutojë vetëm futbollistë që s’kanë nevojë fare të binden për të luajtur në skuadrën e Topçinjve.

Klubi londinez ka qenë i përfolur për transferimin e një numri të madh të lojtarëve gjatë kësaj vere, përkundër që kriza e koronavirusit do ta limitojë edhe më shumë buxhetin e klubit për afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Celticut, Odsonne Edouard, është njëri ndër lojtarët që është përfolur më së shumti për transferimin në Arsenal, përderisa është spekuluar edhe për Ryan Fraser dhe Ëillian, do të cilët do të jenë të lirë nga klubet e tyre sepse u përfundon kontrata në fund të sezonit.

Arteta thotë se ai nuk do të duhej të bisedonte shumë për ta bindur një lojtar t’i bashkohet Arsenalit, pasi që ata duhet të duan vetë të shkojnë në Emirates.

“Në momentin kur ne e përmendim Arsenalin, ju e dini se çka do të thotë kjo kudo në botë. Të gjithë duan të vijnë këtu dhe ne e kemi një ide të qartë se kush jemi ne”, ka thënë Arteta.

“Nuk ka nevojë ta bindim shumë një lojtar dhe nëse ata do të kenë nevojë për këtë, atëherë kjo më tregon shumë. Ta bind një lojtar që të vijë në Arsenal? Kjo më detyron të ngurroj pastaj”.

“Unë dua ta dëgjoj sa të emocionuar janë që nga fillimi, të thonë: “Çfarë duhet të bëjmë? Unë dua të luaj për klubin dhe t’i përfaqësoj saktësisht vlerat e stilit të lojës që dua”. E njëjta vlen edhe për lojtarët që janë këtu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...