Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se është shumë i nervozuar që skuadra e tij nuk arriti të mposhtte Monchengladbachun në Ligën e Kampionëve.
Skuadrat barazuan pa gola në kuadër të xhiros së tretë në Grupin D dhe, sipas Allegrit, lojtarët e tij kanë harruar se si pasohet topi.
“Jam shumë i nervozuar sonte, sepse duhet të luajmë më mirë në 30 metrat e fundit dhe bëmë gabimet e njëjta si në takim me Interin. Duhet të përmirësohemi dhe duhet ta bëjmë shpejt”.
“Kur ka bashkëlojtarë të pozicionuar më mirë ju duhet të pasoni topin dhe këtë duket se lojtarët e mi e kishin harruar sonte”, është shprehur Allegri. /Telegrafi/