Sulmuesi francez ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2022 dhe vazhdimi i saj do t’i hiqte krejt dilemat rreth së ardhmes së tij
Kylian Mbappe po planifikon ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.
Sulmuesi francez ndihet i lumtur në klubin aktual, i cili ka ofruar atij një kontratë të re.
Ndër të tjera, rroga e Mbappes do të bëhej sa ajo e Neymarit.
Mbappe aktualisht merr rrogë sa gjysma e yllit brazilian, i cili paguhet rreth 680 mijë euro në javë.
Mbappe aktualisht ka kontratë me kampionin aktual francez deri në vitin 2022.
Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Real Madridi.
Megjithatë, duket se e ardhmja e kampionit botëror me Francën do të jetë e lidhur me PSG-në. /Gazeta Express/


