Muriqi e zgjedh klubin e ardhshëm

PUBLIKUAR

Sulmuesi kosovar e ka ndarë mendjen – dëshiron t’i bashkohet nënkampionit aktual evropian Tottenham, gjatë verës që vjen

Vedat Muriqi duket se e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij.

Sulmuesi kosovar dëshiron ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

E përditshmja turke “Fanatik” raporton se prizrenasi e preferon transferimin në Tottenham, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi anglez është më i interesuari për shërbimet e 25 vjeçarit, të cilin e kishte vëzhguar nga afër disa herë.

Sidoqoftë, kriza financiare që e ka shkaktuar pandemia koronavirus mund të sjell vështirësi në këtë transferim.

“Spurs” e kanë të limituar buxhetin dhe oferta e tyre për përfaqësuesin kosovar mund të jetë më e ulët.

Nënkampioni aktual evropian mund t’i ofrojë maksimumi 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit të rrezikshëm.

Muriqi në Londër shihet si alternativë e sulmuesit kryesor, Harry Kane.

Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime deri tash këtë sezon.

Gjithashtu, interesim për sulmuesin shtatlartë kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Burnley dhe Brighton.

Kurse, në Itali atë e pëlqejnë Lazio dhe Napoli. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...