Komuna Lipjanit: Brenda mundësive të ndihmojnë familjet në nevojë me pajisje të teknologjisë informative

PUBLIKUAR

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, Kompanitë apo subjektet e ndryshme juridike, vullnetmirë se brenda mundësive të tyre të ndihmojnë familjet në nevojë me pajisje të teknologjisë informative si kompjuter, laptop, Ipad, telefon apo të ngjashme në shërbim të familjeve në nevojë të Komunës së Lipjanit për tua mundësuar ndjekjen nga distanca të mësimeve online për fëmijët e tyre organizuar nga MASHT, njofton Komuna.

Pajisjet e kërkuara më lartë mund të dorëzohen brenda afatit 15 ditor në objektin e Komunës të cilat do të pranohen dhe regjistrohen nga zyrtari për teknologji informative Bestar Ibrahimi.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...