Evra: S’kam frikë të tregoj se isha i pastrehë dhe lypja lëmoshë nëpër rrugët e Parisit

PUBLIKUAR

Patrice Evra ka zbuluar se kishte lypur lëmoshë përballë dyqaneve kur ishte i pastrehë në fëmijëri në Paris, por këmbëngul se nuk do ta ndryshonte kurrë mënyrën se si është rritur sepse ajo i ka ndihmuar për ta zhvilluar një karakter të fortë.

Evra e ka shijuar një karrierë shumë të suksesshëm si futbollist e cila i ka zgjatur 20 vjet, në klube si Monaco, Manchester United dhe Juventus, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi anësor i shpejtë i kaloi vitet kulmore të karrierës në Old Trafford, duke i ndihmuar klubit t’i fitojë 15 trofe në përgjithësi, përfshirë pesë tituj në Premierligë dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Ai vlerësohej si njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në gjeneratën e tij dhe e ka përfaqësuar Francën në 81 ndeshje.

Megjithatë, Evra u rrit në skamje para se ta niste rrugëtimin në futbollin profesionist dhe tani ka zbuluar se sa larg i ishte dashur të shkonte për ta shmangur vdekjen nga uria nga rrugët e kryeqytetit spanjoll.

“Do të jem i sinqertë me ju, kam pasur fëmijë të vështirë sepse kam shumë vëllezër dhe shumë motra, prandaj nuk ka qenë e lehtë të jetoja në rrugë. Vij nga Parisi por jetoja në rrugë dhe nganjëherë nuk kisha për të ngrënë”, tha 38-vjeçari për uebsajtin e Unitedit.

“Nuk frikësohem të tregoj se kam lypur lëmoshë përballë dyqaneve. Jam ulur përballë dyqaneve dhe kur më kanë kaluar njerëz pranë u kam thënë: ‘a mund të ma jepni një euro?’ nganjëherë më jepnin para e nganjëherë jo, unë thjesht doja të blija sandviç”, zbuloi ai.

“Ishte kohë e vështirë, por kohë e lumtur. Gjithmonë kam qenë i lumtur dhe gjithmonë jam ndier me fat, prandaj nuk do të ndryshoja asgjë. Do ta mbaja të tillë sepse më ka ndërtuar kështu si jam”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...