Barcelona e gatshme t’i shesë në Premierligë 9 lojtarë

PUBLIKUAR

Barcelona është e gatshme t’i shesë nëntë lojtarë në klubet e Premierligës, përfshirë fituesin e Kupës së Botës Antoine Griezmann dhe yllin brazilian Philippe Coutinho, sipas mediave angleze.

Gjiganti spanjoll po kërkon dëshpërimisht të mbledhë të holla pas krizës financiare të shkaktuar nga pandemia koronavirus, prandaj është e hapur t’i dëgjojë ofertat për një numër lojtarësh, me përjashtim të Lionel Messit, transmeton Gazeta Express.

Prania e Griezmannit në treg do t’i alarmojë një numër gjigantësh evropian, përfshirë Manchester Unitedin, klubin e Premierligës i cili u përpoq ta blinte francezin para se ai t’i bashkohej Barcelonës verën e kaluar.

Klubet e mëdha angleze janë informuar se edhe tetë lojtarë të tjerë të Barçës janë në treg që mund të blihen apo të huazohen gjatë kësaj vere.

Përveç Griezmann, nga sulmuesit në treg janë hedhur edhe Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Nga mesfusha, në shitje janë nxjerrë Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, ndërsa prej mbrojtësve Samuel Umtiti, Nelson Semedo dhe Sergi Roberto.

Dhe, natyrisht, Coutinho, i cili u është ofruar një numri klubesh.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...