Lautaro e ka zgjedhur Barcelonën!

PUBLIKUAR

Martinez e ka ndarë mendjen, dëshiron ta veshë fanellën e Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle, Lautaro Martinez, e ka zgjedhur Barcelonën dhe i ka dërguar sinjale Interit duke e refuzuar rinovimin e kontratës.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, argjentinasi e ka ndarë mendjen, përkundër interesimit të klubeve tjera si; Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Ai dëshiron të transferohet në Camp Nou dhe mbetet vetëm arritja e marrëveshjes mes klubeve për çmimin e transferimit.

Barça nuk është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit, 111 milionë euro dhe për këtë ka propozuar dy futbollistë, Arturo Vidal dhe Junior Firpo, por Interi sërish s’dëshiron të dëgjojë për një ofertën kesh nën 90 milionë euro.

Mundo Deportivo raporton se Martinez po i bën presion Interit duke mos rinovuar kontratën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...