Lipjan, thirrje për aplikim për pjesëmarrje në tregun mobil të fermerëve në Prishtinë

PUBLIKUAR

Projekti “Themelimi i tregut mobil të fermerëve në Prishtinë”, i përkrahur nga Zyra e BASHKIMIT EVROPIAN në Kosovë dhe i implementuar nga KOMUNA E PRISHTINËS,  ka si qëllim të përmirësojë kushtet për zhvillim ekonomik, për fermerët vendor të këtij rajoni me synim rritjen e qasjes së tyre në treg, stimulimin e zëvendësimit të importit, përmirësimin e  furnzimit/ ofertës me produkte bujqësore vendore dhe promovimin e tyre, si dhe rivitalizimin e ekonomisë rurale në rajonin qendër.

  1. QËLLIMI I THIRRJES PËR APLIKIM:

Qëllimi i thirrjes për aplikim është të ftojë të gjithë fermerët e Rajonit Ekonomik Qendër të marrin pjesë në projektin “Themelimi i Tregut Mobil për Fermerë në Prishtinë”, respektivisht në tregun mobil të fermerëve në Prishtinë, në mënyrë që të rrisin qasjen e tyre në treg, të bëjnë promovimin e prodhimeve vendore si dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre në prodhim, marketing dhe manxhim të fermës, gjatë vitit 2015 dhe 2016.

  1. PËRFITUESIT:

Fermerë apo biznese (individë apo dhe subjekte juridike), shtetas të Kosovës, që janë të regjistruar në Regjistrin e Fermerëve, të cilët veprojnë dhe afarojnë, në Rajonin Ekonomik Qendër. Fermerët duhet të t’i përmbushin kushtet sipas kësaj thirrje për aplikim.

  1. SHTRIRJA GJEOGRAFIKE:

Rajoni Ekonomik Qendër, Komunat e:

Prishtinës, Podujevës, Graçanicës, Lipjanit, Shtimes, Drenasit, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

 

  1. SEKTORET DHE NËNSEKTORET QË DO TË PËRKRAHEN:

Projekti për themelimin e tregjeve mobile të fermerëve në Prishtinë, i cili ka në fokus përkrahjen dhe zhvillimin e sektorit të bujqesisë në Rajonin Ekonomik Qendër do të përkrahë respektivisht fermerët që merren me:

  • Kultivimin e frutave,
  • Kultivimin e perimeve,
  • Përpunimin e fruta-perimeve,
  • Kultivimin e drithit (grurë, misër, elb, tërshërë etj.),
  • Shpeztari, respektivisht kultivimin e pulave vojse,
  • Bletari,
  • Blegtori, specifikisht prodhimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij,
  • Lule, herba dhe bimë mjekuese si dhe çajra natyrale,
  • Ushqimi i freskët, tekstil dhe suvenire.

 

  1. KRITERET PËR APLIKIM:

Kriteret e përgjithshme për kualifikimin e fermerëve për pjesëmarrje në këtë projekt, gjegjësisht në tregjet mobile në Prishtinë janë:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të jenë të regjistruar në regjistrin e fermerëve;
  • Të kenë të mbjellë së paku 0.20 ha sipërfaqe toke të mbjellë në fushë të hapur dhe ose së paku 4 ari tokë të mbjellë në serra;
  • Të kenë së paku 50 litra qumësht në ditë. Kafshët duhet të jenë të matrikuluara me matrikul të Republikës së Kosovës ose me matrikul të vendeve anëtare të BE-së;
  • Të kenë minimum 10 shoqëri bletësh (koshere). Kosheret duhet të jenë të shënjuara me numër identifikues të pronës, sipas një rregullimi të brendshëm nga MBPZHR-ja;
  • Të kenë minimum 2,000 krerë pula vojse ose të kenë prodhim të së paku 2000 vezëve në ditë. Dokumentacioni duhet të shoqërohet me një certifikatë të marrë nga veterineri;
  • Lulishtet apo kultivuesit e herbave dhe bimëve mjekuese që kanë kapacitete prodhuese për qëllime komerciale, të cilat duhet të dëshmohen me referencë;
  • Të kenë së paku 5000 kg prodhim të fruta perimeve të përpunuara dhe certifikatat e AUVK-së dhe Institutit të Shëndetsisë dhe Higjenës së Kosovës;
  • Plane për zgjerim të aktivitetit agrar.

 

  1. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:
  • Aplikacioni i plotësuar
  • Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës
  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit për personat juridik;
  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit në Regjistrin e Fermerëve.
  • Çertifikatat e kërkuara sipas pikës nr. 5 të kësaj thirrje

 

  1. PERIUDHA E APLIKIMIT: Aplikimi zgjat 15 ditë kalendarike dhe fillon prej momentit të shpalljes publike, nga data 19 tetor 2015 deri më 06 nëntor 2015, ora 16:00.

 

  1. MËNYRA E APLIKIMIT: Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi, për secilën komunë.

 

Sqarim: Të dhënat e kërkuara mund të verifikohen në cdo kohë.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...