Klopp: Mos ma keqkuptoni lojën

PUBLIKUAR

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar që të mos keqkuptohet nga njerëzit për lojën e tij.

Klopp është kritikuar nga analistët se loja e tij me presion të madh mund të mos jetë e qëndrueshme te Liverpooli.

Por, ai thotë që duhet të pritet, pasi pyetjet e njëjta ia kanë bërë edhe në të kaluarën.

“Këto pyetje m’i kanë bërë që nga Mainzi. Që prej asaj kohe e kam dëshmuar se mund të luhet kështu”.

“Nuk keni nevojë që të vraponi palidhje nëse keni topin. Por, nëse ndiheni më mirë në mbrojtje duke bërë presion kështu, atëherë ky më duket se do të jetë vetëm fillimi për ne dhe lojtarët tanë”, potencoi Klopp. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...