Ramosi synon tituj kur të kthehet futbolli: Jam i uritur ta përfundoj sezonin me trofe

PUBLIKUAR

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos dëshiron ta fitojë një trofe këtë sezon, mirëpo është i përgatitur të presë deri kur të vendoset për kthimin e futbollit, mes krizës së koronavirusit.

Sezoni i La Ligës u suspendua muajin e kaluar shkaku i virusit Covid-19, që i ka lënë të vdekur mbi 217 mijë njerëz në të gjithë botën, transmeton Gazeta Express.

Klubet tani po i afrohen kthimit të seancave stërvitore në Spanjë dhe sezoni 2019/20 raportohet se mundë të rinisë në qershor.

Ramosi dëshiron të fitojë edhe më shumë tituj për Real Madrdidin, që ishte në pozitën e dytë në La Liga dhe në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kur u ndërprenë këto gara.

“Shëndeti i askujt nuk duhet të rrezikohet. Unë mezi po pres të luaj sërish, të kompletohet rinisja, të luaj në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga”, ka thënë Ramos.

“Jam i uritur ta përfundoj sezonin me një titull, por së pari duhet të presim që të marrin vendim të përshtatshëm për këtë gjë njerëzit që janë më të informuar për këtë gjendje”.

Spanja është goditur rëndë nga koronavirusi, me më shumë se 232 mijë raste të raportuara dhe mbi 23,800 njerëz të vdekur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...