Donnarumma e vazhdon kontratën me Milanin?

PUBLIKUAR

Portieri italian duket se është i fokusuar vetëm tek klubi aktual, duke i hequr dilemat për të ardhmen e tij

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas duket se do të jetë e lidhur me Milanin.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se portieri italian pritet ta vazhdojë kontratën me “Rossoneri”, përcjell Gazeta Express.

21 vjeçari lidhej me një largim të mundshëm nga “San Siro” në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, ky mediumi është i bindur se përfaqësuesi italian është i vendosur për ta vazhduar karrierën tek Kuqezinjtë.

Kontrata aktuale e Donnarummas do të skadojë në fund të sezonit.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Juventusi, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini.

Natyrisht, portieri italian do ta vazhdonte eksperiencën tek Milani vetëm nëse i ofrohet një kontratë më e majme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...