Rakitic, gjithnjë e më larg Barçës

PUBLIKUAR

Mesfushori kroat mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, ku e pëlqejnë Juventusi, Interi e Napoli

Eksperienca e Ivan Rakiticit në Barcelonë mund të marrë fund pas pak muajsh, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kroat mund të largohet nga “Camp Nou”, ku thotë se nuk po e gjen trajtimin e duhur.

“E ardhmja e Ivan Rakiticit është gjithnjë e më larg Barcelonës”, ka shkruar sot e përditshmja katalunase “L’Esportiu”.

Nënkampioni i botës me Kroacinë ka kontratë me kampionin aktual spanjoll deri në vitin 2021.

Mirëpo, palët mund të ndahen gjatë verës që vjen.

Interesim për ish-futbollistin e Sevillës kanë shfaqur klubet italiane, Juventus, Inter dhe Napoli.

Gjithashtu, atë e pëlqen edhe Atletico Madridi.

Barcelona i kërkon 20 milionë euro për shërbimet e Rakiticit.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...