Gonzalo Higuain vendos për të ardhmen

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain do ta nderojë deri në fund kontratën aktuale me Juventusin, ka zbuluar babai i sulmuesit argjentinas duke reaguar ndaj thashethemeve se djali i tij do ta largohet nga kampioni italian.    

Gazeta italiane Tuttosport raportoi të hënën në mëngjes se Higuainin po e mundon frika nga Covid-19 dhe ankthi për nënën dhe për këtë shkak ai mund të qëndrojë në Argjentinë duke iu bashkuar ish-klubit, River Plate, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, babai i tij JOrge ka thënë se gjërat që janë thënë për Higuainin janë të pavërteta.

“Çdo gjë që është thënë për Gonzalon është e pavërtetë”, tha Jorge për LM Nequen.

Higuainit i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij me bardhezinjtë dhe Jorge këmbëngul se djali i tij do të qëndrojë deri në përfundim të saj.

“Mund t’jua them një gjë: Gonzalo do të qëndrojë në Juventus sepse ende ka kontratë njëvjeçare e gjysmë dhe ai do ta nderojë atë. Ai do të qëndrojë deri në fund të kontratës”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...