Messi vs Ronaldo, statistikat para se koronavirusi ta ndërpresë futbollin

PUBLIKUAR

Po bëhen pothuajse dy muaj që kur futbolli është ndërprerë, për shkak të koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën…

Në këtë kohë karantine, kthehemi pak të flasim për dyshen që i kanë dhënë shumë futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët ditë pas dite po i afrohen edhe më shumë momentit që s’do ta dëshironte askush, varjes së atleteve, raporton Gazeta Express.

Ata edhe këtë sezon, si çdo edicion tjetër janë munduar të tregojnë çfarë dinë të bëjnë në fushë, edhe pse jo me shifra siç jemi mësuar t’i shohim ndër vite, paksa e kuptueshme, për shkak të moshës.

Sido që të jetë, para se të ndërpresë koronavirusi futbollin, cili ishte më mirë, kush kishte shënuar më shumë, kush kishte luajtur më shumë, cili kishte më shumë asistime?

Në sezonin 2019/20, Ronaldo ka zhvilluar një ndeshje më shumë, gjithsej 32 dhe ka shënuar 25 gola në të gjitha garat, kurse Messi ka zhvilluar 31 ndeshje, ka shënuar një gol më pak, 24.

Në Ligë Messi është sërish prapa CR7 me gola, ndërsa barabartë sa i përket ndeshjeve.

Leo ka shënuar 19 gola në 22 paraqitje në Ligue 1, ndërsa Ronaldo 21 gola në 22 paraqitje.

Megjithatë, sa i përket asistove, i padiktueshëm është Leo Messi tani për tani që ka dhuruar 16 asiste në të gjitha garat, 14 më shumë se CR7 që ka dhuruar vetëm 2 asiste.

Sido që të jetë, këto statistika mund të ndryshojnë, gjithmonë nëse rinis sezoni i ndërprerë për shkak të COVID-19. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...