“Të ka lali shpirt” vazhdon rritjen në “Youtube” (Video)

PUBLIKUAR

Edhe pas më shumë se tre vite pas publikimit të saj, kënga “Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, vazhdon të dëgjohet akoma.

Në Turqi dhe në vende të Lindjes së mesme kënga është shndërruar në një superhit, por komente pozitive dhe dëgjueshmëri pati edhe në Serbi dhe Itali, ku kërcehet në clube të ndryshme, transmeton anabel.

Kënga është përdorur edhe si bazë muzikore në spektakle jashtë vendit, si në Arabia’s Got Talent apo pak kohë më parë në finalen e xhudos në Lisbon të Portugalisë.

E publikuar në vitin 2013, videoklipi i këngës në kanalin “Youtube” ka arritur shifrën marramendëse të 140 milionë klikimeve.

Pas këtij hiti Silva dhe bashkëshorti i saj Dafi, sollën edhe projektin e radhës “Tekila”, por që nuk arritën të përsërisin suksesin e parë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...