Real Madridi i largon 11 lojtarë, përfshirë Bale, Modric dhe Marcelo – sipas mediave në Spanjë

PUBLIKUAR

Real Madridi pritet të bëjë ndryshim rrënjësor në skuadër gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, duke i larguar nga klubi deri në 11 futbollistë, sipas mediave spanjolle.

Në mesin e futbollistëve që pritet t’i shesë Real Madridi këtë verë janë edhe disa yje, transmeton Gazeta Express.

Gareth Bale i prin listës së yjeve të cilat gjiganti spanjoll do të përpiqet t’i shesë, sipas Sport.

Për anësorin uellsian është përfolur që shumë kohë se do të largohet nga Bernabeu, por habit fakti që në listën e shitjes janë edhe idhujt e klubit, Luka Modric dhe Marcelo.

Këta dy të fundit konsiderohen shumë të vjetër për ta udhëhequr klubin nga sezoni 2020/21.

Ndërkohë, në listë bëjnë pjesë edhe James Rodriguez, Mariano, Brahim Diaz dhe Alvaro Odriozola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...