Imri Ahmeti: Përfitoni nga falja e borxheve publike

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Lipjanit që të përfitojnë nga falja e borxheve publike, deri me 31 dhjetor 2008.
Komuna e Lipjanit para disa ditësh ka publikuar listën për faljen e borxheve për personat fizik dhe juridik për tatimin në pronë, aplikuesit mundë ti shiqojnë listat e borxheve dhe pastaj të aplikojnë në zyret e tatimit në pronë për të marrë “Deklaratën mbi Dakordimin e Borxhit”.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti, fton të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit që kanë obligime të pakryera në tatimin në pronë nga janari i vitit 2009 e deri më tash, si dhe taksat e tjera e që janë të hyra komunale ti kryejnë këto obligime. Përndryshe, Komuna do të filloj grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat, duke u nisur së pari nga lista e drejtorëve të Drejtorive, shërbyesve civil si dhe çdo punëtori që merr pagë nga Buxheti i Qeverisë së Kosovës, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...