7 Vëllezërit në Lipjan sot ka dhënë 50 shujta me ushqim për stafin mjekësor në QKMF-Lipjan.
Për këtë Drejtori QKMF-së në Lipjan Agim Krasniqi ka falënderuar, Fadil Sopën për respektin dhe kujdesin e treguar.
Postimi i plotë nga Krasniqi:
Solidarizimi në përkrahje të punës së stafit të QKMF-Lipjan në forma të ndryshme ka vazhduar edhe sot me donacionin e 50 shujtave nga Restauranti ,,7 vëllezrit” nga Lipjani dhe Z. Fadil Sopa këshilltar nē asamblenë Komunale në Lipjan,
Në emër të gjithë stafit të QKMF-së ju falënderojë për respektin dhe përkrahjen tuaj,
Respekt




