Edhe futbollistët e Realit kundër mjekut të klubit

PUBLIKUAR

Lojtarët e Real Madridit e kanë përzënë nga zhveshtoret shefin e stafit mjekësor, Jesus Olmo.

Ata nuk e duan askënd përpos trajnerit Rafael Benitez që të gjendet në zhveshtoret e klubit.

Sergio Ramos u ngarkua me detyrën që këtëp gjë t’ia komunikojë bordit të klubit pas një votimi unanim të futbollistëve të Los Blancos .

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi, por raportohet se madridlenët kërkojnë të kenë privatësi maksimale në dhomat e ndeshjes para ndeshjeve kampionale dhe evropiane.

Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe mjeken e skuadrës së Chelseat, Evva Carneiro, e cila u largua nga stafi mjekësor i klubit pas përplasjes me trajnerin, Jose Mourinho. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...