Komuna e Lipjanit miraton pakon emergjente

PUBLIKUAR

Kuvendi i Lipjanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme dhe ka votuar për pakon emergjente në vlerë prej 154 mijë e 735 euro.

Kryetari i kësaj komunë, Imri Ahmeti ka shkruar se me pako janë miratuar edhe lehtësirat financiare për biznese.

“Sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës të Lipjanit në hollin e gjimnazit “Ulpiana” ku me të gjitha votat PËR është miratuar Pako Emergjente në vlerë prej 154,735.00 euro, bashkë me lehtësirat financiare për biznese. Falënderoj kryesuesin Daut Azemi dhe gjithë anëtarët e kuvendit që mbështetën këtë Pako”, ka shkruar ai

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...