Komuna e Lipjanit bën thirrje zbatohen të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik

PUBLIKUAR

Në Komunën e Lipjanit tashmë janë shënuar edhe tre raste të reja me COVID-19 në Lipjan, ka konfirmuar Komuna e Lipjanit.

Pasi që është pranuar informata, është rezultuar se personat kanë qenë në kontakt, familjarë të të infektuarit të djeshëm që jeton në periferi të qytetit në Lipjan, njofton Komuna.

Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan, dhe Policinë e Kosovës po përcjell vazhdimisht situatën e krijuar, rritja e numrit të të prekurve na bën të gjithëve të jemi edhe më të kujdesshëm dhe ti zbatojmë të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për kujdes të shtuar për mos përhapjen e COVID-19, thuhet tutje.

Kryetari Ahmeti ka thotë se është momenti të marrim seriozisht, të kuptojm drejtë këtë rrezik nga pandemia, të kemi durim e të rrespektojm masat e rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...