Komunikatë nga Komuna e Lipjanit, Imri Ahmeti: Të kemi durim e të rrespektojmë masat e rekomanduara

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka lëshuar komunikatë në lidhje me rastin e tretë me coronavirus në Lipjan.

“Pas pranimit të informatës, është rezultuar se personi ka qenë i vetë-karantinur që nga data 08.04.2020, pas shfaqjës së simtomave, ka testimeve ka rezultuar pozitiv”, thuhet tutje.

Komunikata plotë

Komuna e Lipjanit ka pranuar informatën se tashmë është shënuar edhe një rast i infektuar me coronavirus COVID-19 në Lipjan.

Pas pranimit të informatës, është rezultuar se personi ka qenë i vetë-karantinur që nga data 08.04.2020, pas shfaqjës së simtomave, ka testimeve ka rezultuar pozitiv.

Komuna e Lipjanit apelon tek të gjithë qytetarët që mos të krijojnë panik dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan, dhe Policin e Kosovës përcjell vazhdimisht situatën e krijuar, dhe se çdo gjë është nën kontroll.

Kyetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti uron shërim të shpejtë për të infektuarin.

Të dashur qytetarë, është momenti të marrim seriozishtë, të kuptojm drejtë këtë rrezik nga pandemia, të kemi durim e të rrespektojm masat e rekomanduara nga institucionet tona shëndetsore.

Ky virus po vërtetohet që nuk njeh as status social, gjinor, fetar as moshë dhe nuk ka mëshirë ndaj kujtëdo qoftë.

Ne duhet të kemi kujdes, ne duhet të jemi të vendosur e të disiplinuar e të durojmë këto kufizime sa më shumë që të kujdesemi për të respektuar rekomandimet aq më mirë do të mbrohemi e do të kalojmë këtë betejë.

Image may contain: night, text that says 'KOMUNA E LIPJANIT'

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...