Kryetari i Komunës z. Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka vizituar QKMF-në në Lipjan ku është vendosur në funksion stacioni dezinfektues si masë parandaluese kundër virusit Covid-19.
Kryetari Ahmeti tha se po vazhdojnë masat shtesë preventive, është vendosur ky stacion dezinfektimi si një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojne QKMF-në, transmeton LipjaniNews.
Drejtori Agim Krasniqi , tha se është e mirseardhur një masë si kjo sepse do të rrisë preventiven për stafin mjekësor dhe të gjithë pacientët që e vizitojnë QKMF-në, poashtu Kryetari dhe drejtori falënderuan rrobaqepsen Isamete Krasniqi e cila ka dhuruar maska mbrojtëse për stafin e QKMF-së, maska të punuara nga ajo.


