Kryetari Imri Ahmeti u adresohet qytetarëve “Apeloj tek të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi”

PUBLIKUAR

Pas rasteve të fundit të  infektuarve në Kosovë, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është adresuar qyetarëve edhe njëherë duke bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpit e tyre, transmeton LipjaniNews

Postimi i plotë i Kryetarit Ahmeti:

Të nderuar qytetarë,

Sot jemi dëshmitar të rritjes së numrit të të prekurve me virusin Covid-19, kështu duke bërë situatën edhe më serioze në vend.
Ne në Lipjan deri më tani kemi vetëm dy raste, atë në Janjevë tashmë të liruar nga karantina dhe rasti nga Krojmiri që fatmirësisht ishte karantinuar me kohë.

Personi i infektuar nga fshati Krojmir ka ardhur nga jashtë, dhe pas qëndrimit të tij në karantinë (tek qendra studentëve), ka rezultuar të jetë pozitiv, kështu dhe është shmangur kontaktit me banorët e fshatit Krojmir. I dëshiroj shërim të shpejt rastit nga Krojmiri dhe gjithë të prekurve.

Po ashtu apeloj tek të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan po marrin masat e reja preventive dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, dhe se çdo gjë është nën kontroll.

#Bashkë do ta kalojmë!
#RriNShpi 🏠

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...