Policia arreston edhe 4 persona (Lipjan, Llugaxhi, Sllovi)

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Sllovi, Llugagji dhe në Lipjan janë arrestuar persona pasi që kanë vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin Covid-19.

Raporti nga Policia Kosovës, transmeton LipjaniNews:

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan, 10.04.2020 – 08:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar duke mos respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia, është takuar duke shërbyer kafe përmes dritares së lokalit të tij.

I njëjti është intervistuar dhe me venim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 10.04.2020 – 12:45. Njësiti policor ka vërejtur se i dyshuari mashkull  kosovar ishte  duke punuar në lokalin e tij duke mos respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas procedurave të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Llugaxhi, Lipjan 10.04.2020-13:00. Njësiti policor ka vërejtur se i dyshuari mashkull  kosovar është duke punuar në restorantin që gjendet në pompën e derivateve.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor pasi që nuk ka respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia.

Pas procedurave të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Sllovi, Lipjan 10.04.2020-15:00. Njësiti policor ka vërejtur se i dyshuari mashkull  kosovar ishte  duke punuar në lokalin e tij duke mos respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas procedurave të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...