Arta Nitaj është aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk i kursen fotografitë atraktive.
Së fundi, ajo u fotografua tek garderoba e saj e mbushur plot, ndërsa edhe kësaj radhe dukej tejet joshëse si çdo herë.
“Nuk dua të qëndroj, as nuk dëshiroj të largohem nga ju”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos, në të cilën menjëherë filloi të pranonte komente.
Por, ajo brenda pak minutash ndryshoi mendje dhe e largoi tërësisht opsionin e komenteve sipër fotografisë.
Arta Nitaj u bë e famshme në serialin “O sa mirë”, ndërsa kohët e fundit u komentua për udhëtimet e shpeshta në Dubai.


