Arrestime në Gadime të Ulët e Lipjan, se respektuan vendimin e Qeverisë lidhur me virusin Covid-19

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gadime të Ulët, ndaj të dyshuarës femër kosovare është iniciuar lënda e rastit e cila kishte vepruar kundër vendimit të
Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. E dyshuara nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokalin e saj afarist sallon ondulimi. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Po ashtu në Gadime të Ulët ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit i cili kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin Covid-19.

I dyshuari nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokalin – sallonin e tij frizer për meshkuj. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu në rrugën Komandant Kumanova, Lipjan ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit i cili kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. I dyshuari nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokalin e tij auto pjesë. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...