PD e Lipjanit themelon nëndegë në Qallapek

PUBLIKUAR

Partia e Drejtësisë, dega në Lipjan, ka themeluar nëndegë edhe në fshatin Qallapek, kryetar i së cilës u zgjodh Burim Budrimçaku. Po ashtu i zgjodh edhe kryesia e re e kësaj nëndege.

Në këtë Kuvend ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Fidan Mustafa, i cili tha se kjo parti është drejt forcimit të vazhdueshëm dhe për këtë e dëshmon edhe fakti i formimit të kësaj nëndege, duke qenë i bindur se një sukses i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari i PD-së, në Lipjan, Xhavit Maholli, tha se objektiv kryesor mbetet shtrirja e strukturave në mbarë fshatrat e rajonit të Lipjanit, duke potencuar se në zgjedhjet e ardhshme komunale do të kenë përfaqësim më dinjitoz në Kuvendin Komunal, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...