Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Lipjan 4 persona për mos veprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Fsh. Dobrajnë e Madhe, Lipjan, 07.04.2020 – 15:55. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë, njofton Policia.
Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan, 07.04.2020 – 20:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë, transmeton LipjaniNews


