Lipjan: Në vend të ujit gjejnë gaz natyror (VIDEO)

PUBLIKUAR

Çajin po e përgatisin nën qiellin e hapur. E krejt këtë pa asnjë shpenzim.

Bile atë në temperaturë shumë të lartë e vlojnë ujin për çaj e shumë punë tjera të shtëpisë.

Kjo pasi që familjes Ajeti nga fshati Torinë i Lipjanit, deri sa po hapte një bunar për ndërtimin e shtëpisë së axhës, në vend të ujit i doli diçka tjetër.

Në këtë gropë të hapur filloj te dal gazë natyror, i cili ndizet shumë lehtë dhe mund të përdorët për shumë çka,njofton Klan Kosova.

Kryefamiljari Nexhat Ajeti tregon historinë e zbulimit të gazit në pronën e tij.

Për këtë fenomen ekziston një histori të cilën ia treguan të vjetrit Nexhatit

Burimi i gazit po ju duket interesant edhe pjesëtarëve tjerë të familjes.

Ndonëse kjo familje i ka ftuar organet kompetente për këtë çështje, që tu dalin në ndihmë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Kronikë nga Rilind Matoshi.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...