Aliji dhe Gashi triumfojnë me Baselin

PUBLIKUAR

Naser Aliji është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të rëndësishëm të klubit zviceran, Basel, që prej kur u kthye në këtë skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka qenë në fushë nga minuta e parë në fitoren që Baseli e arriti nga udhëtimi i vështirë te Sioni 2-0.

Aliji në këtë takim ka qëndruar në fushë për gjatë 90 minutave duke shfaqur vlerat e tij në fushë.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe Shkëlzen Gashi në minutën e 70, për t’u ndëshkuar me karton të verdhë nëntë minuta më vonë.

Xhaka ishte i suspenduar për këtë takim dhe nuk luajti, ndërsa në bankën rezervë ishte Albian Ajeti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...