Shtatëmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe dymbëdhjetë të tjerë janë shoqëruar në stacionet policore gjatë 24 orëve të fundit për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Për mos respektim të vendimit të qeverisë, janë arrestuar edhe dy persona në Podujevë, tre në fshatin Sllovi të Lipjanit, një nga fshati Gremnik i Klinës, tre persona në Pejë, një në fshatin Gurrakoc të Istogut, një në fshatin Ponoshec të Gjakovës dhe një tjetër në Gjakovë, një në fshatin Kërvasari të Malishevës, si dhe një në Mitrovicë.


