Kastrati: Numri i të prekurve me COVID-19 në Kamenicë është më i madh se ata që janë identifikuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati thotë se 21 familje me 133 persona janë vendosur në karantinë në këtë komunë.

Kastrati për RTV Dukagjinin thotë se për këta persona sigurohet ushqimi ditorë dhe shërbimet mjekësore në mënyrë që të njëjtit të mos kenë nevojë për të dalë nga shtëpia.

Kastrati thotë se sot në Komunën e Kamenicës janë testuar 12 punëtorë shëndetësorë që janë përkujdesur për qytetarët e prekur me COVID-19 si dhe 22 qytetarë.

“Presim rezultatet e tyre, pavarësisht se nuk e dimë kur dalin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kastrati thotë se momentalisht në Kamenicë janë të identifikuar 12 persona të prekur nga COVID-19, por shton se numri i tyre mund të jetë më i madh.

“Ka persona të prekur që nuk kanë simptoma e të tjerë që kanë simptoma. Numri duhet të jetë më i madh prandaj duhet pasur kujdes”.

Kryetari i Kamenicës tregon se nga kjo komunë vetëm tre pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive ndërsa të tjerët janë në vet izolim shtëpiak./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...