Abrashi me Freiburgun e tij nuk kanë të ndalur

PUBLIKUAR

Amir Abrashi vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët shqiptarë me formën më të mirë.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, ka arritur një fitore tjetër me ekipin e tij Freiburg në përballje ndaj Greuther Furth.

Freiburg shënoi fitore 5-2, ndërsa Abrashi ishte më i dalluari në fazën defensive tek skuadra e tij.

25-vjeçari gjakovar qëndroi në fushë për gjatë 90 minutave, ndërsa tek mysafirët u aktivizuan edhe dy lojtarë shqiptarë.

Jurgen Gjasula ishte në mesfushë për gjatë 90 minutave ndërsa në sulm Veton Berisha i cili shënoi edhe golin e dytë.

Pas kësaj fitore, Freiburg është i vetëm në krye të tabelës me 24 pikë të tubuara nga 11 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...